Merr fund ëndrra! Katari i jep lamtumirën e hidhur Kampionatit Botëror

25/06/2026 01:37

Rrugëtimi i Katarit në Kampionatin Botëror 2026 ka përfunduar zyrtarisht.

Kombëtarja aziatike nuk ka arritur të lërë gjurmë, duke u eliminuar përfundimisht nga turneu më i rëndësishëm i futbollit në botë.

Pas zhgënjimit të madh si vend organizator në Botërorin e vitit 2022 (ku u bënë organizatorët me performancën më të dobët në histori), Katari nuk arriti të tregonte një fytyrë tjetër as në edicionin e këtij viti. Rezultatet e tyre në fushën e lojës vulosën matematikisht daljen nga gara, duke i detyruar ata të bëjnë gati valixhet për t’u rikthyer në shtëpi shumë më herët nga sa shpresonin.

Top Channel