Plasi “bomba” në Botëror: “Raphinha është në krizë financiare dhe po lutet për Arabinë!”
Futbollisti i Kepit të Gjelbër, Kevin Pina, ka hyrë në historinë e Kupës së Botës 2026 pasi realizoi golin më të shpejtë dhe njëkohësisht më të largët të turneut deri tani, në ndeshjen kundër Uruguait gjatë raundit të dytë të fazës së grupeve.
Sipas të dhënave të regjistruara nga teknologjia “Connected Ball”, e integruar në topin zyrtar Adidas Trionda, goditja e Pinës arriti shpejtësinë marramendëse prej 125.2 km/h, duke e bërë atë golin me shpejtësinë më të lartë të regjistruar në Botërorin 2026.
Teknologjia e avancuar e topit zyrtar monitoron në kohë reale parametra të ndryshëm të lojës, përfshirë shpejtësinë e goditjeve dhe distancën nga e cila shënohen golat.
Goli i Pina (Video)
Kevin Pina kryeson renditjen e raundit të dytë me goditjen e tij prej 125.2 km/h. Pas tij renditet portugezi Nuno Mendes, i cili regjistroi një goditje me shpejtësi 125.1 km/h në ndeshjen kundër Uzbekistanit.
Tre gola të tjerë gjatë këtij raundi kaluan shifrën e 118 km/h, duke dëshmuar nivelin e lartë të intensitetit dhe fuqisë së goditjeve në këtë Botëror.
Përveç shpejtësisë rekord, Pina vendosi edhe një tjetër rekord mbresëlënës. Goli i tij u shënua nga një distancë prej 30.8 metrash, duke u bërë goditja më e largët që ka përfunduar në rrjetë gjatë ditës së dytë të garës.
Golat e tjerë që renditen në krye për distancën e realizimit janë shënuar nga 22.2 deri në 24.8 metra, çka e bën edhe më të veçantë arritjen e futbollistit të Kepit të Gjelbër.
Performanca e Kevin Pinës kundër Uruguait jo vetëm që ndihmoi skuadrën e tij, por e vendosi atë në librat e historisë së Botërorit 2026 si autorin e golit më të fuqishëm dhe më spektakolar për nga distanca deri në këtë fazë të turneut.
Top Channel