Nga gjuri i Zunigas te pikëllimi ndaj Kroacisë, historitë e bujshme të Neymarit në Kupat e Botës
Një ngjarje tejet e pazakontë dhe jashtë çdo logjike sportive po bën xhiron e rrjetit në mbarë botën.
Ndërsa tifozët anglezë dhe mediat po vrasin mendjen se pse kapiteni i Anglisë, Harry Kane, po kalon një periudhë të vështirë pa gjetur rrugën e rrjetës, përgjigjja duket se ka ardhur nga Gana e largët, dhe është më se mistike!
Mjeku i famshëm shtrigë ganez, Nana Kwaku Bonsam, ka tronditur opinionin publik duke publikuar një video ku pretendon se ishte ai personi që e kishte “mallkuar” dhe bllokuar shpirtërisht sulmuesin e njohur.
Në pamjet e bëra publike, Bonsam shfaqet brenda dhomës së tij të ritualeve, i rrethuar nga objekte të magjisë së zezë. Duke e cilësuar veten si “spiritualistin më i fuqishëm në botë”, ai tregon se si e kishte izoluar Kane-in që të kalonte netë pa gola. Por, për fatin e mirë të Anglisë, magjistari ka vendosur të tregohet i mëshirshëm.
Ghanaian witch doctor Nana Kwaku Bonsam, who claimed Harry Kane would have a goalless night, says he has ‘released’ him now.
🗣️“I am now going to release Harry Kane so that he can score in the next match for England.” 🏴 pic.twitter.com/LGhqRKjNMv
— EPL Bible (@EPLBible) June 24, 2026
Përpara kameras, ai ka zhvilluar një ritual të veçantë për të zgjidhur nyjet shpirtërore që mbanin të bllokuar yllin anglez. Bonsam ka hapur një kuti ritualesh, nga ku ka nxjerrë fotografinë e Harry Kane-it dhe ka deklaruar: “Tani do ta liroj Harry Kane në mënyrë që ai të mund të shënojë në ndeshjen e radhës për Anglinë.”
Sikur të mos mjaftonte kjo, mjeku magjistar i ka dërguar edhe një mesazh miqësor lojtarit, duke u siguruar që marrëdhënia e tyre të mbetet e mirë. “Harry Kane, mos u fyej nga unë, ne jemi miq tani. Ti nuk mund t’i shënoje dot Ganës, por tani je i lirë,” dëgjohet të thotë ai në video.
Ndonëse bota e futbollit modern bazohet te taktikat dhe përgatitja fizike, ky “çlirim shpirtëror” ka ndezur rrjetet sociale. Tashmë, të gjithë sytë e botës do të jenë te ndeshja e radhës e Anglisë. A do të rikthehet vërtet Harry Kane te goli tani që magjistari ganez e nxori foton e tij nga kutia e mallkuar? Mbetet për t’u parë!
Top Channel