Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër pas “sulmit” të Greqisë ndaj gjyqtares së çështjes së Belerit, Irena Gjoka, për të cilën portalet greke shkruajnë se gjyqtarja ka qenë dikur në Greqi me letra të parregullta.
Sulmi ndaj gjyqtares erdhi një ditë para vendimit të gjykatës së posaçme ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Braçe e quan këtë sulm si unifikuar grek dhe të pashembullt. Sipas tij, ky sulm mbart modelin e ish kryeministrit Sali Berisha dhe grupit të tij, të cilët i janë ngjitur monizmit grek, thotë deputeti.
Postimi i Erion Braçe
Sulmi i unifikuar grek, ndaj një gjyqtareje shqiptare, është i pashembullt.
Por sulmi i unifikuar grek, ndaj një gjyqtareje shqiptare, mbart edhe mendësinë, modelin, identitetin e një shqiptari-Sali Berishës dhe grupit të tij, të cilët i janë ngjitur monizmit grek në cësthjen Beleri, si … ai pas këpuce.
Dëgjoni; Fredi Beleri eshte me shume se sa nje shtetas shqiptar i dyshuar per vepren penale te blerjes se votave e me gjase fitimit te pamerituar, permes ketij akti penal te nje mandati bashkie;
Fredi Beleri eshte me shume se sa nje shtetas shiptar i denuar ne GREQI-nga GREQIA per “DIJENI, BASHKEPUNIM NE ARMEMBAJTJE PA LEJE NGA PERSONI I TRETE” dhe i treti eshte kreu i nje komandoje greke me gjase per se dyti ne drejtim te kufirit shqiptar, per te vrare ushtarake shqiptare, sic me pare ne PESHKEPI;
Fredi Beleri eshte me shume se sa nje shtetas shqiptar i denuar ketu, nga drejtesia ne SHQIPERI per “THIRRJE PER URREJTJE KOMBETARE, POSHTERIM I REOUBLIKES DHE SIMBOLEVE TE SAJ”:
Fredi Beleri eshte pjese e nje xhiroje te neveritshme te perdorimit te nje organizate te minoritetit grek ne Shqiperi, per qellime te erreta, ordinere kunder rendit publik dhe qytetareve ne SHQIPERI!
Fredi Beleri eshte vetem CESHTJE E DREJTESISE NE SHQIPERI!
Sulmi politik, nacionalist, monist grek dhe fyes, denigrues, shpifes, kriminal i nje grushti te vogel shqiptaresh te turperuar kombetarisht e nderkombetarisht, duhet dënuar kombëtarisht.
Top Channel