Konfirmohet banori i parë i Big Brother VIP 5, moderatori i “Top Talk” heq kollaren në mbyllje të emisionit: Shihemi në shtëpi!
19/12 18:32
Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ishte pranë ekipit të Vllaznisë para ndeshjes që do të luhet me Tiranën, ku takoi edhe presidentin e skuadrës, Alban Xhaferim.
Në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale, teksa Beci shihet i buzëqeshur krah Xhaferit, një pankartë tërheq vëmendjen.
“Armiku numër 1, mos na hipi vetja në qejf”, shihet e shkruar në zhveshtore, që duket si ‘motivim’ për lojtarët që zbresin sot në fushë.
Vllaznia është në vendin e tretë me 43 pikë dhe luan sot në Shkodër në orën 17:00 në kampionat kundër Tiranës së vendit të gjashtë me 35 pikë.
Top Channel