Legjenda amerikane e boksit dhe e ekranit vdes pas sëmundjes së papritur në moshën 61 vjeçare

29/02/2024 16:37

Mundësi i njohur televiziv amerikan Virgil, emri i vërtetë i të cilit ishte Michael Jones, ka vdekur pas një beteje të vrazhdë shëndetësore, teksa në dy vitet e fundit kishte pësuar dy ishemi dhe ishte diagnostikuar me demencë.

Ai ishte 61 vjeç.

Sportisti i kthyer në aktor, kishte luajtur në filmin ‘Million Dollar Man’ mes disa të tjerëve në vitet 1980, ndërsa vdekja e tij u konfirmua nga Mark Charles III, i cili ishte kujdesur për të vitet e fundit

Në deklaratën e Mark konfirmohej vdekja e “të dashurit” Virgil, që kishte marrë pjesë për tetë vjet në kompeticionet e mundjes WWE.

“Virgil ndërroi jetë në spital, qetësisht mëngjesin e sotëm, kërkoj të luteni për të dhe për familjen. I paharruar qoftë kujtimi i tij”.

Virgil ishte diagnostikuar me demencë në vitin 2022 dje kishte pësuar dy ishemi jo-fatale.

Ai kishte njoftuar në rrjetet sociale për betejën shëndetësore duke konfirmuar se po “përpiqej të mbijetonte”. I ndjeri shkruante më herët: “Ka diçka që nuk shkon. Koka, krahu e zemra, nuk janë në rregull. Kur u ktheva nga Dallas shkova për vizitë te doktori dhe ata më thanë se kisha një seri problemesh”.

“Doktori identifikoi ishemitë që kisha kaluar, që unë nuk e kisha idenë, si dhe njërin krah që nuk më funksiononte. Lajmi më i keq është se vuan nga fazat e hershme të demencës, ndoshta e kam nga ato rrëzimet në spektaklet e mundjes ‘wrestling’ që të tjerët refuzonin t’i bënin”.

“Jam në ankth dhe i frikësuar, nuk e di si do t’ia bëj, unë dua të zbavitem, siç kam bërë gjithmonë”.

Fansat e sportistit i bënin homazhe Virgil, duke shprehur dhimbjen e tyre, teksa disa e quanin “një pionier që i shkoi të keqes përpara për të hapur rrugën të tjerëve”.

FOTO GALERI
2/3
Virgil ishte diagnostikuar me demencë në vitin 2022 dje kishte pësuar dy ishemi jo-fatale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA