Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në konferencën e përbashkët pas Samitit Ukrainë – Evropa Juglindore, folën për rrezikun rus në Ballkan.
Duke e cilësuar samitin e sotëm, të organizuar në Tiranë, Zelensky, një shembull të rëndësishëm bashkimi, Zelensky u shpreh se vendet e Ballkanit janë të kërcënuar nga Rusia, që synon destabilizim.
“Fakti që gjendemi këtu sot, në një tryezë së bashku, është një shembull i rëndësishëm që kemi ardhur e jemi bërë së bashku. Unë mendoj se ajo që po ndodh tani është shembulli i duhur. Ne nuk u kushtojmë vëmendje provokimeve, pasi vetëm përçajnë. Samiti i sotëm ka të bëjë me bashkimin. Mendoj se Rusia do të tentojë të destabilizojë situatën. Rusia del në përfundime për gabimet që ka bërë në territorin e Ukrainës, për rrjedhore do të tentojë të destabilizojë më tej. Besoj se vendet baltike janë në kërcënim, Moldavia, vendeve e Ballkanit, ku Bashkimi Sovjetik ka qenë i pranishëm”.
Ndërsa sipas kryeministrit Rama, ka një rrezik të qartë dhe real për Ballkanin Perëndimor. “Nuk duhet të luajmë me zjarrin”, tha ai.
“Ka shumë mësime që mund të nxjerrim nga historia jonë në Ballkan, por ajo që po ndodh në Ukrainë, është një tjetër mësim. Ka një rrezik të qartë dhe real për Ballkanin Perëndimor, për shkak të agresionit rus. Askush nuk duhet ta shohë si një situatë ku ushtria ruse vjen këtu. Por, ajo që po ndodh atje, mund të përsëritet në mënyra të ndryshme, duke vënë në pikëpyetje themelet e rendit tonë botëror. Nuk është një botë që kush është më i madh e ka më shumë ushtar, mund të sulmojë vendim më të vogël. Kjo është mesjetë.
Vazhdojmë të ecim para së bashku. Lufta është po kaq pranë sa jemi ne këtu. Sado e pamundur të duket sot, mund të ndodhë. Nuk duhet të luajmë me zjarrin. Duhet të ruajmë një qëndrim të qartë në raport me Ukrainën. Ka të bëjë me ne”.
Top Channel