“Misteret e familjes Meta”/ Gazetarja: Gruaja e Pëllumbit e kishte izoluar nga fisi! E kishte inatin që kur erdhi nuse sepse…

26/02/2024 21:38

Të tjera detaje dalin nga ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik, ku tre fëmijë dyshohet se janë autorë të vrasjes së babait të tyre në Shënavlash në Durrës.

Në studion e Top Story, gazetarja Dorjana Bezat tha se nga intervistat me të afërmit e viktimës, ata janë shprehur se Blerina e kishte izoluar atë dhe fëmijët nga i gjithë fisi. Pëllumbi nuk fliste me vëllanë për shkak të saj, ndërsa fëmijët ajo nuk i lejonte të komunikonin me kushërinjtë e tyre.

“Kjo familja ka shumë të fshehta në brendësi të saj dhe shumë inate. Pëllumbi nuk fliste me vëllanë e tij që kishte fqinj. Nuk komunikonin në prani të Blerinës, sepse ajo nuk e lejonte. Të dy vëllezërit kanë pasur nga 4 fëmijë. Vetë Blerina ndërhynte që Hygerta të mos rrinte në një bankë a klasë me kushërirën e vet. Më rrëfyen që në momentin që ajo ka ardhur nuse në 97’, ka pasur një inat të mbartur nga familja e saj. Kishte ëndrra për jetën, por familja e kishte martuar me shkuesi me Pëllumbin. Nuk donte të kishte kontakte as më të afërmit e Pllumbit. Vit pas viti kishte punuar thoshte kunata, që të prishte çdo lloj marrëdhënie. Jo vetëm ajo nuk bisedonte, por as fëmijët. Vetëm Amarildo u fliste xhaxhallarëve dhe hallës. Vajza e madhe e familjes ka qenë e veçuar nga fisi i babait. Ndërkohë flasim për një grua që për 27 vite i ka ushqyer fëmijët me urrejtjen e babait, e thotë halla. Krejt panoramë tjetër ofrohet për viktimën. Ishte i vetmi që punonte në familje, të ardhurat i kishte ndërtuar Pëllumbi. Gjatë ditës punonte punë të tjera, natën roje.  Të 4 fëmijët është kujdesur t’i arsimojë. Vajza e madhe dhe Hygerta janë të arsimuara, me kurse. Asnjëherë nuk kanë punuar, këtë javë është përpjekur t’i blejë makinë. Kur bëri 18 vjeç e bëri me patentë. Gruaja Blerina ishte njeri që shmangte kontaktet me të tjerët. Ajo do ta thoshte këtë shqetësim me dikë, refuzonte kontaktet me të gjithë personat. Kunata thotë që ja kam dhënë unë dhuratë celularin por thoshte nuk e përdor. Celulari viktimës është sekuestruar. Në datën 13 djali i madh ka bërë denoncimin, policia pa që makina lëvizet nga Hyseni në sektorin Rinia. Dyshimi i dytë ishte se nuk e kishin telefonuar babain”-tha gazetarja Dorjana Bezat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA