Reflektim për Parashqevi Simakun, akademiket Budina dhe Godole: Mbështetje jo vetëm në kuadrin emocional
17/12 19:47
Një studim që zbardh gjyqet ndaj drejtuesve të nomenklaturës së lartë komuniste është promovuar në Europe House në kuadër të Ditëve të Kujtesës.
Botimi sjell akuzat dhe dënimet për Nexhmije Hoxhën, Ramiz Alinë, Aranit Çelën dhe dënimet e tyre në 1996. Një nga autoret e librit, Godole, u ndal te gjetjet.
I pranishëm ishte edhe gjykatësi Shaqir Hasani, i cili në proceset e nomenklaturës, dha dënime me vdekje.
Studimi merr në shqyrtim akuzat, dënimet dhe në fund dëmshpërblimet që morën disa prej tyre për dënimin edhe pse nën diktaturë ata dënuan qindra mijëra njerëz.
Top Channel