Paloka në mbledhjen e Këshillit Kombëtar: Të ndajmë punët për çdo deputet, duhet pjesëmarrja më e madhe ndonjëherë në protestën e 20 shkurtit

12/02/2024 17:45

Protesta e 20 shkurtit është në fokus në Këshillit Kombëtar të PD-së.

Edi Paloka, në fjalën e tij, kërkoi një përcaktim të punës së secilit dhe ndarje të punëve për deputetët.

“Ata që presin ende të na i zgjidhin problemet ata që praktikisht nuk jetojnë me problemet tona, e kanë gabim. Prandaj dhe 20 shkurtin kështu duhet ta shohim.

Në radhë të parë unë hy tek ajo pjesë, ta quajmë, radikale e PD-së dhe tek kjo protestë, demokratët presin shumë. Megjithatë detyra jonë kryesore, parësore për 20 shkurtin është pjesëmarrja.

Forcën në radhë të parë duhet ta tregojmë me pjesëmarrjen. 20 shkurti është aty, kur të jemi me dhjetëra mijëra në shesh, siç e ka thënë edhe Berisha, e ka thënë edhe publikisht që; popullin një herë e drejton, dhe një herë të drejton”.

Qëllimi, është pjesëmarrje e lartë në këtë protestë, pasi sikurse Paloka shprehet, pakënaqësia te njerëzit ka arritur kulmin.

“Revolta, pakënaqësia tek njerëzit ka arritur kulmin, është e vërtetë se sot jemi në një regjim diktatorial, dhe kjo pavarësisht se nuk ndikon te ne, ndikon tek një pjesë e njerëzve. Jo të gjithë kanë të njëjtin guxim, ideal, inspirim për të luftuar për drejtësi e demokraci. Ta kemi të qartë këtë.

Është detyra jonë që gjithë këta njerëz, që janë shumë të pakënaqur me këtë regjim ti marrim  dhe ti nxjerrim në rrugë.

Unë në daljet e mia publike një thirrje u kam bërë. Kushdo që ka një revoltë, pakënaqësi për të shprehur le të dalë të paktën atë ditë për ta shprehur me pjesëmarrjen e tij. Kjo është ajo pjesa jashtë nesh.

Ajo që ne duhet të bëjmë, janë vetëm 8 vite, ne duhet të jemi të gjithë në terren.

Sot siç e keni ndjekur, grupi parlamentar zhvilloi takimin e parë në selinë e PD, pas kaq kohësh. Duket një formalitet, por jam i bindur se për të gjithë ne është një arritje pas gjithë andrallave dhe vështirësive që kemi kaluar si PD. Është një hap i madh, drejt asaj që duam të arrijmë sa më shpejt; bashkimin e gjithë strukturës së PD dhe vënien në funksion jo vetëm të 20 shkurtit, por të fitores së zgjedhjeve të ardhshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA