Ndarja nga jeta e vëllait të saj binjak, Ema Andrea përlotet në studion e “Goca & Gra”: Humba gjysmën time më të mirë, po jetoj në dy dimensione
Në pamje shokuese të regjistruara së fundmi një grua shihet që zhvishet janë një supermarketi Costco në Meksikë pasi rojet e sigurisë e akuzonin se kishte vjedhur artikuj. Më pas ajo shihej që largohej me vrap, dukshëm e tronditur nga ajo që kishte ndodhur.
Momenti çmendurisë raportohet se ndodhi në një supermarket në Xalapa në lindje të kryeqytetit meksikan, ku gruaja nisi të zhvishet thuajse krejt në parkingun e dyqanit, duke u parë nga vendasit që e filmonin.
Gruaja e paemëruar shihet që heq bluzën e saj, teksa një grua tjetër që besohet se ishte roje sigurie, i thoshte: “Hiqi të gjitha, hajde këtu”.
Blerësi që filmoi dramën me celularin e tij dëgjohet që thotë me vete: “Ç’dreqin është kjo?”
Kalimtarët e habitur qëndronin të ngrirë para eventit të çuditshëm teksa gruaja detyrohej të hiqte veshjet njëra pas tjetrës.
Por teksa tentonte të provonte pafajësinë e saj, ajo papritur u largua me vrap për të mos u ndaluar nga rojet.
Në video shihet gruaja që vrapon vetëm me streçet e saj, por mjaft e tronditur me atë që i ndodhi.
Ajo nuk duket se kishte gjë me vete kur u largua nga dyqani, teksa vendasit shikonin me habi gruan që vraponte para tyre thuajse e zhveshur. Ngjarja raportohet se ndodhi në fillim të javës.
Top Channel