Gruaja detyrohet të zhvishet jashtë supermarketit për të treguar që nuk kishte vjedhur (fotot)

09/02/2024 16:11

Në pamje shokuese të regjistruara së fundmi një grua shihet që zhvishet janë një supermarketi Costco në Meksikë pasi rojet e sigurisë e akuzonin se kishte vjedhur artikuj. Më pas ajo shihej që largohej me vrap, dukshëm e tronditur nga ajo që kishte ndodhur.

Momenti çmendurisë raportohet se ndodhi në një supermarket në Xalapa në lindje të kryeqytetit meksikan, ku gruaja nisi të zhvishet thuajse krejt në parkingun e dyqanit, duke u parë nga vendasit që e filmonin.

Gruaja e paemëruar shihet që heq bluzën e saj, teksa një grua tjetër që besohet se ishte roje sigurie, i thoshte: “Hiqi të gjitha, hajde këtu”.

Blerësi që filmoi dramën me celularin e tij dëgjohet që thotë me vete: “Ç’dreqin është kjo?”

Kalimtarët e habitur qëndronin të ngrirë para eventit të çuditshëm teksa gruaja detyrohej të hiqte veshjet njëra pas tjetrës.

Por teksa tentonte të provonte pafajësinë e saj, ajo papritur u largua me vrap për të mos u ndaluar nga rojet.

Në video shihet gruaja që vrapon vetëm me streçet e saj, por mjaft e tronditur me atë që i ndodhi.

Ajo nuk duket se kishte gjë me vete kur u largua nga dyqani, teksa vendasit shikonin me habi gruan që vraponte para tyre thuajse e zhveshur. Ngjarja raportohet se ndodhi në fillim të javës.

FOTO GALERI
1/3
Në pamje shokuese të regjistruara së fundmi një grua shihet që zhvishet janë një supermarketi Costco në Meksikë

Top Channel