Guirassy u jep fund thashetheme, e shtyn për në verë vendimin për të ardhmen

19/01/2024 14:38

Me përjashtim të ndonjë ngjarjeje të papritur, Serhou Guirassy planifikon ta mbyllë sezonin te skuadra e Stuttgart.

Sipas raportimeve të medieve gjermane, sulmuesi e ka të qartë se ku dëshiron të luajë dhe zgjedhja e tij është skuadra gjermane ku ndodhet aktualisht.

Guirassy i ka bërë me dije klubit të tij se do të qëndrojë me ta deri në verë, ndonëse interesi nga Milan-i apo edhe klube britanike, për ta afruar që në merkaton e dimrit, është i lartë.

27-vjeçari dëshiron që ta mbyllë sezonin në Bundesliga, për të marrë më pas në verë një vendim për vazhdimësinë./Supersport

Top Channel