Premtimi i presidentit De Laurentiis: Në janar bëjmë gjashtë blerje

17/01/2024 15:06

Presidenti i Napolit nuk dëshiron të ndalet në merkato me nënshkrimin e emrave të tillë si Mazzocchi, Traoré dhe Ngonge. Të kaltrit po mendojnë për përforcime të tjera në mesfushë dhe mbrojtje.

Napoli fluturoi drejt Arabinë Saudite për Superkupën e Italisë. Të enjten, më 18 janar, do të sfidojë Fiorentinën në aktin e parë të “Final Four”.

Pas kampionëve të Italisë do të jetë edhe Aurelio De Laurentiis, i gatshëm për të ndërhyrë në treg e për të rritur kuotat e Napolit gjatë një sezoni që deri tani ka rezultuar i komplikuar.

Presidenti napolitan premtoi ndërhyrje dhe mbi të gjitha investime në treg për t’i siguruar Walter Mazzarrit materialin njerëzor dhe mbështetjen e nevojshme për të “rikthyer” në shina një sezon që deri tani konsiderohet dështim.

“Gjashtë blerje për të hapur një cikël të ri. Ne do të kthehemi në krye, por pas fitimit të kampionatit nevojitet një “restart”. Duhet të kthehemi në rrugën e duhur.”

Pasi nuk ia doli të merrte Radu Dragusin në mbrojtje (shkoi te Tottenhami), Napoli është ende në kërkim të një qendërmbrojtësi.

Përpjekjet do të përqendrohen më pas në mesfushë, ku klubi kampion (në fuqi) është gati të planifikojë disa goditje. Spikat Antonin Barak, për të cilin vazhdojnë kontaktet me Fiorentinën./SuperSport

Top Channel