“Vetëm ankohesh dhe justifikohesh”, Milani vendimtar për fatin e Mourinhos

12/01/2024 13:54

Ndeshja ndaj Milanit është vendimtare për të ardhmen e Jose Mourinhos. Roma shkon në “San Siro” me moralin e dobët pas humbjes 1-0 në derbin ndaj Lazios, që solli eliminimin nga Kupa e Italisë.

Shtypi italian shkruan se pronarët e verdhekuqve janë lodhur nga “Special One”. Ankesa sistematike ndaj arbitrave, protesta dhe ndëshkime të shpeshta me kartonë të kuq, dhe justifikime pas çdo rezultati negativ.

Presidenca e Romës është zemëruar me teknikun nga Setubali, sidomos pas humbjes dhe lojës kaotike që skuadra zhvilloi përballë rivalëve të përjetshëm të kryeqytetit.

Dhe një humbje kundër Milanit të dielën (20:45, SuperSport 3), mund të sjellë shkarkimin e Mourinhos. Roma nuk do të ketë të gatshëm Dybala në këtë sfidë, me argjentinasin që u ndal për të disatën herë për shkak të problemeve fizike.

Top Channel