“Përmbysjet i kemi në ADN”, Ancelotti: Tani të fitojmë trofeun

11/01/2024 16:17

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, foli pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, të përfunduar me shifrat e çmendura 5-3 në favor të “Los Blancos”.

Tekniku italian nuk i fshehu emocionet e kësaj sfide, teksa ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij:

“Tensioni në të tilla ndeshje është i jashtëzakonshëm, ndeshja ishte shumë e fortë. Fituam pasi kishim më shumë energji në fund. Të tilla sfida na motivojnë. Zëvendësimet luajtën një rol kyç.

Më tej Ancelotti foli për golat e pësuar, që në këtë sezon kanë qenë të shumta për ekipin e tij në çdo kompeticion:

“Pësimi i golave më shqetëson, skuadra duhet të përmirësohet, por duhet të tregohemi të qetë. 90 minuta na kanë ngelur për këtë trofe, përmbysjet janë në ADN-në e këtij klubi”.

I pyetur për lënien në stol të Toni Kroos dhe aktivizimin e Luka Modric, trajneri italian u shpreh shumë shkurt:

“Toni kishte probleme përpara ndeshjes dhe nuk ishte i freskët, e vërteta është se zgjedhjet të zëvendësimet janë gjithnjë të vështira”- mbylli deklaratën e tij Carlo Ancelotti”.

Top Channel