Maroku vendos rekord historik, 10 titullarë në 11 nuk kanë lindur në vend, por Curaçao…
Është pa dyshim një lajm që askush priste ta dëgjonte te Mallorca në fillim të këtij viti.
Vetë trajneri Javier Aguirre e bëri të ditur këtë pasdite në një konferencë për shtypin para udhëtimit për në “Santiago Bernabeu”: Vedat Muriqi, i lënduar më 12 nëntor teksa luante me Kosovën, do të qëndrojë jashtë edhe për një muaj tjetër.
Ishte planifikuar që golashënuesi më i mirë i ishullorëve të rikthehej më 13 janar, kundër një rivali të drejtpërdrejtë për qëndrimin në La Liga, siç është Celta, por trajneri meksikan ka qenë i qartë.
“Doktori mund t’ju japë përgjigjen më të mirë, por nuk mendoj se ai mund të luajë në janar, sepse ne kemi qenë konservatorë me të dhe mendoj se është më e mira. Është një dëmtim i çuditshëm. Vedati nuk është rikuperuar shpejt apo ngadalë, por dyshoj se mund ta shohim në këtë muaj janar”, tha trajneri.
Me humbjen e sulmuesit kosovar, Cyle Larin dhe Abdón Prats kanë edhe një muaj kohë për t’i bërë tifozët të harrojnë “Piratin”, i cili mungon në fushën e blertë. Një tjetër “përfitues” i madh mund të jetë senegalezi Amath Ndiaye, i cila, pavarësisht thashethemeve, synon të vazhdojë në Ishull.
Top Channel