Regjisorja Arnita Beqiraj në kërcimin e dytë në skenën e “Dancing With The Stars” rrëmbeu 38 pikë nga juria.

Ndërsa kërceu freestyle, me elegancën që gjithmonë ka shfaqur këto net, ajo rrëmbeu komente pozitive nga juria.

Valbona: Kisha shënuar katër emra dhe njëri prej tyre ishte i yti dhe më vjen mirë që në natën e tretë e dija që do të ishe në finale se a ke dhuruar elegancë dhe shumë punë.

Lori: Ishte një magji sonte, jo vetëm në vals por edhe në kërcimet latine.

Iliri: Është fat që ti sonte je më e lirshme dhe shumë më e vetëdijshme për atë që mund të arrish në kërcim. Nuk ishte e thjeshtë ishte shumë e vështirë. Me një partner si En Balla.

Olta: Sa bukur i zbrite shkallët si miss, më mahnite. Je bërë mjeshtre e padjeshkave, nuk kuptohet ku ikën, ku vjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA