Grupi prodhues i vaksinave Covid, AstraZeneca ka mbyllur së fundmi marrëveshjen për blerjen e kompanisë kineze të terapisë së kancerit Gracell për 1.2 miliardë dollarë, teksa grupi britanik po zgjeron biznesin në “tregun e dytë më të madh të farmacuetikës”.
Grupi anglo-suedez njoftoi sot blerjen e Gracell Biotechnologies, që sipas tyre fokusohet në një terapi të njohur si CAR-T për luftimin e sëmundjes.
Marrëveshja duket një investim madhor për kompaninë farmaceutike AstraZeneca që thotë se terapitë e kancerit përbëjnë një të tretën e biznesit të saj, shkruan rrjeti britanik The Guardian.
AstraZeneca, një nga bizneset më të mëdha të listuara në bursën e Londrës ka fituar vitin e kaluar $6 miliardë vetëm në Britani, pas rreth 18 miliardë dollarë që ka fituar në SHBA me vaksinat, shkruan the Guardian.
Kina është bërë gjithashtu një treg gjigant i farmaceutikës teksa marrëveshja me AstraZeneca ka sjellë në vend disa biznese të britanikëve që janë listuar në bursat e Hong Kong e Shanghai.
AstraZeneca thotë se kërkon të përfitojë nga baza e gjerë e klientëve në Kinë si dhe në marrëveshjet e bashkëpunimit me format vendase për ofrimin e ilaçeve në tregje të tjera.
Blerja e Gracell është lidhja e dytë e AstraZeneca me një grup kinez brenda dy muajsh, pas një marrëveshjeje me kompaninë Eccogene për tableta të humbjes në peshë.
AstraZeneca ishte një emër i njohur gjatë p andemisë për vaksinën e krijuar, ndërsa në fillim të muajit bleu një tjetër kompani vaksinash në Seattle, SHBA, Icosavax per 1.1 miliardë dollare.
Top Channel