Prodhuesit e vaksinave AstraZeneca blejnë kompaninë kineze të terapisë së kancerit për 1.2$ miliardë

26/12/2023 17:38

Grupi prodhues i vaksinave Covid, AstraZeneca ka mbyllur së fundmi marrëveshjen për blerjen e kompanisë kineze të terapisë së kancerit Gracell për 1.2 miliardë dollarë, teksa grupi britanik po zgjeron biznesin në “tregun e dytë më të madh të farmacuetikës”.

Grupi anglo-suedez njoftoi sot blerjen e Gracell Biotechnologies, që sipas tyre fokusohet në një terapi të njohur si CAR-T për luftimin e sëmundjes.

Marrëveshja duket një investim madhor për kompaninë farmaceutike AstraZeneca që thotë se terapitë e kancerit përbëjnë një të tretën e biznesit të saj, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

AstraZeneca, një nga bizneset më të mëdha të listuara në bursën e Londrës ka fituar vitin e kaluar $6 miliardë vetëm në Britani, pas rreth 18 miliardë dollarë që ka fituar në SHBA me vaksinat, shkruan the Guardian.

Kina është bërë gjithashtu një treg gjigant i farmaceutikës teksa marrëveshja me AstraZeneca ka sjellë në vend disa biznese të britanikëve që janë listuar në bursat e Hong Kong e Shanghai.

AstraZeneca thotë se kërkon të përfitojë nga baza e gjerë e klientëve në Kinë si dhe në marrëveshjet e bashkëpunimit me format vendase për ofrimin e ilaçeve në tregje të tjera.

Blerja e Gracell është lidhja e dytë e AstraZeneca me një grup kinez brenda dy muajsh, pas një marrëveshjeje me kompaninë Eccogene për tableta të humbjes në peshë.

AstraZeneca ishte një emër i njohur gjatë p andemisë për vaksinën e krijuar, ndërsa në fillim të muajit bleu një tjetër kompani vaksinash në Seattle, SHBA, Icosavax per 1.1 miliardë dollare.

FOTO GALERI
1/3
Grupi britanik po zgjeron biznesin në “tregun e dytë më të madh të farmacuetikës”.

Top Channel