Apartamente e vila në Tiranë, Lezhë, Rrëshen dhe makina luksoze! Konfiskohen pasuritë e Arben Kaçorrit dhe familjarëve të tij

26/12/2023 10:57

Pasuritë e Arben Kaçorrit do të konfiskohen, me vendimin të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në pronat që konfiskohen përfshihen apartamente e vila në Tiranë, Lezhë dhe Rrëshen si dhe disa makina të Kaçorrit dhe familjarëve të tij.

Konkretisht, dy apartamente në “Rrugën e Kavajës” në pronësi të Eljona Pal Kaçorrit, dy garazhe dhe një apartament në “Komunën e Parisit” si dhe një apartament në “Don Bosko” në pronësi të Besnik Pjetër Kaçorrit, një objekt në proces legalizimi në pronësi të Pjetër Ndue Kaçorrit.

Në Lezhë, konfiskohet një apartament në Ishull Shëngjin i Besnik Pjetër Kaçorrit dhe një bodrum i tij konfiskohet në Shëngjin.

Në Mirditë, konfiskohet trualli dhe ndërtesa e Pjetër Ndue Kaçorrit si dhe një godinë tre katëshe me lokal dhe dyqane në pronësi të shtetasve Arben Pjetër Kaçorri, Besnik Pjetër Kaçorri, Valentino Pjetër Kaçorri, Marie Zef Kaçorri, Donika Pjetër Shurbi (Kaçorri) etj .

Edhe pasuria që kishte nxjerrë në shitje Valentino Pjetër Kaçorri, një ullishte me siperfaqe 2000 m2 në fshatin Gjilekë në Dhërmi konfiskohet, së bashku me dy automjete “Mercedez Benz”, njëra e Valentino Kaçorrit dhe tjetra e Eljona Pal Kaçorrit.

Dy vëllezërit Arben e Valentino Kaçorri, të dy të afër të Ervis Martinajt, janë dënuar më herët në Itali për vrasje e trafik armësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA