Shpërthimi masiv në uzinën kineze lë 13 të vdekur, 46 të plagosur në Indonezi

25/12/2023 16:45

Aksidenti tragjik raportohet se ndodhi gjatë punës për mirëmbajten e furrës në impjantin industrial në lindje të Indonezisë.

Të paktën 13 njerëz kanë humbur jetën dhe 46 u plagosën dje në lindje të vendit kur impjanti i përpunimit të nikelit e çelikut shpërtheu papritur.

Ishulli indonezian i Sulawesi është një qendër e prodhimit të nikelit në vendin e pasur me minerale, teksa kërkesa për nikel është rritur pas politikave të nxitjes së përdorimit të makinave elektrike.

Aksidenti ndodhi dje në orën lokale 5.30 në impjantin e zotëruar nga grupi PT Indonesia Tsingshan në parkun industrial Morowali.

“Numri i konfirmuar i viktimave ka arritur në 13 njerëz, prej të cilëve nëntë indonezianë dhe katër punonjës nga Kina”, thuhej në deklaratën zyrtare.

Hetimet treguan se shpërthimi ndodhi gjatë punimeve të mirëmbajtjes kur një lëng i djegshëm u ndez dhe shkaktoi plasjen e një depozite oksigjeni që ndodhej në afërsi.

Kompania drejtuese e parkut industrial park tha se “ishte thellësisht e trishtuar nga katastrofa, veçanërisht për familjet e prekura”.

Pamjet e shpërndara nga rrjeti AFP tregonin shtëllunga të mëdha tymi që dilnin nga fabrika dhe disa trupa viktimash të vendosura në qese portokalli në klinikën e impjantit.

“Fytyrat dhe rrobat e tyre ishin të djegura,” tha një punonjës i impjantit të menaxhuar nga grupi kinez Jiangsu Delong Nickel.

Edhe në janar në të njëjtin imjant industrial një punonjës kinez e një indonezian humbën jetën në një aksident gjatë protestës për kushtet e sigurisë dhe të pagesës./The Guardian/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA