Ministria e jashtme e Iranit ka refuzuar sot si “të pavlera” pretendimet e Uashingtonit se një me dron që goditi një transportuese detare pranë ujërave të Indisë “është lëshuar nga Irani”.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Naser Kanani gjithashtu dënoi si “bajate” dhe “pa bazë” komentet e fundit të ministrit të jashtëm britanik David Cameron i cili quante Iranin “influencë dashakeqe në rajon” për të cilin më pas nxiste “te tjera masa kundër tij”.
Një transportues japonez kimikatesh u godit të shtunën mes pretendimeve për raketa të rebelëve Huthi në Jemen, në solidaritet me Gazën që është bombarduar rëndë nga Izraeli.
Më vonë Pentagoni tha se autori vërtetë i sulmit është Teherani.
“Ne i refuzojmë këto pretendime si të pavlera”, tha Kanani kur u pyet për akuzat e SHBA.
“Deklarata të tilla janë për ngatërresë, për hutim të vëmendjes se publikut, për të fshehur mbështetjen e qeverisë së SHBA për regjimin sionist (izraelit) të krimeve të luftës në Gaza”, shtoi ai.
Çisterna e goditur raportohet se kishte mbërritur sot në Mumbai ku ishte inspektuar nga grupet e marinës indiane, shkruante rrjeti vendas PTI.
Zyrtarët thanë se dëmi i pësuar përshtatej me atë të shkaktuar nga një sulm me dron, por sipas tyre të tjera analiza nevojiteshin për të përcaktuar “vektorin e sulmit”.
Kanani dënonte gjithashtu komentet “bajate e të përsëritura” të ministrit të jashtëm britanik David Cameron i cili quante Iranin “influencë malinje në rajon dhe në botë” prandaj kërkonte të tjera masa kufizuese kundër tij.
Javët e fundit rebelët e Jemenit të mbështetur nga Irani kanë goditur disa anije transportuese në Detin e Kuq dhe shumë kompani po tentojnë rrugë të tjera më të gjata detare./AFP/
Top Channel