
Maratona rinore në Elbasan, mbyllet me spektakël aktiviteti që zbulon talentet e reja në qytet
08/05 12:31
Të rinj të talentuar të Vlorës janë ngjitur mbrëmjen e së dielës në skenën e teatrit Petro Marko.
Humor, parodi, muzikë, gjithçka me protagonistë të rinjtë. Për regjisorin e shfaqjes Islami, brezi i ri i talentuar do mbështetje.
“Unë mendoj që ata ia kanë arritur qëllimit, kanë punuar jashtëzakonisht shumë, domethënë jemi lodhur por me këtë spektakël që pamë sot, unë ndihem shumë krenar për të gjithë këta fëmijë”, u shpreh regjisori i shfaqjes Artan Islami.
Estrada e të rinjve do të vazhdojë interpretimet duke synuar sukseset e trupave teatrore të artistëve profesionistë.
Top Channel