Surpriza e fundvitit nga Muçi dhe Çelhaka, dyshja shqiptare befason brezin e ri të Legias

23/12/2023 19:20

Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka janë duke u shndërruar gjithnjë e më shumë në personazhe te Legia e Varshavës në Poloni.

Përveç kontributit në fushë, dyshja shqiptare është e impenjuar edhe në kauzat jashtë fushe të klubit polak. Me rastin e festave të fundvitit, dy ish-lojtarët e Tiranës befasuan të rinjtë e akademisë së Legias duke i bërë surpriza fëmijëve.

Dyshja kaloi disa momente me të vegjlit ndërsa morën pjesë edhe në një lojë futbolli, duke lumturuar edhe më shumë atë që konsiderohet si brezi i ardhshëm i Legias së Varshavës.

Top Channel