Një sondazh i fundit i kryer nga agjencia gjermane e hulumtimit Forsa, zbuloi se shumica e gjermanëve hezitojnë të luftojnë për të mbrojtur vendin e tyre nga një agresion i mundshëm nga jashtë.
Sondazhi i porositur nga e përditshmja Stern, tregonte se 40% e pjesëmarrësve nuk do të merrnin kurrë armët për të luftuar, edhe në një rast të tillë.
Vetëm 17% e gjermanëve thanë se “me siguri” do të përgatiten të luftojnë për të mbrojtur vendin e tyre. 19% thanë se “ndoshta” do ta bënin këtë në rast të një sulmi ndaj Gjermanisë. Meshkujt raportohej se demonstronin një nivel më të lartë gatishmërie në lidhje me gratë, teksa 39% përqind e pjesëmarrësve të moshave nga 45 deri në 59 vjeç thanë se do të bashkohen me ushtrinë në rast të një pushtimi të huaj.
Sondazhi i kryer muajin që shkoi tregon se numri i individëve që nuk duan të përfshihen në luftë është dyfishuar që prej majit 2022. Aty shtohej se njerëzit me më shumë arsim, hezitonin të luftonin për të mbrojtur vendin e tyre.
Ushtria e Gjermanisë e njohur si Bundeswehr, ka aktualisht 180,000 personel. Gjermania ka ndaluar rekrutimin e detyrueshëm në vitin 2011 si pjesë e reformave dhe vendi thotë se nuk po arrin të mbushë radhët e ushtarëve.
Gjermania është donatori i dytë më i madh i armatimeve për Ukrainën, ku përfshihen tanke Leopard, raketa Patriot, sisteme anti-ajrore, municione e të tjera.
Top Channel