Përmbytet tregu historik i Hamburg nga stuhia në portin verior të Gjermanisë

22/12/2023 18:58

Tregu i peshkut dhe rrethinat e tij ishin përfshirë nga uji sot në fasadën detare të Hamburg në veri të Gjermanisë, prej një stuhie reshjesh në rajon.

Shërbimet meteorologjike vendase flisnin për erëra të forta dhe reshje në detin e Veriut dhe në lumenjtë Elbe Weser që shkaktuan trazira në bregdet, shkruan rrjeti AFP.

Stuhia shkaktoi gjithashtu disa anullime udhëtimesh hekurudhore, disa ditë para pushimeve të Krishtlindjeve në Gjermani.

Në vende të tjera të veriut të Evropës u raportuan për pemë të rrëzuara dhe përmbytje relativisht të vogla. Një person në Holandë dhe një në Belgjikë kishin humbur jetën në incidente të lidhura me motin e keq.

Një pemë e lartë krishtlindjesh e rrëzuar vrau dje një grua 63 vjeçare në Belgjikë, ndërsa trazira me portet u raportuan dhe në Holandë.

FOTO GALERI
2/7
Shërbimet meteorologjike vendase flisnin për erëra të forta dhe reshje në detin e Veriut dhe në lumenjtë Elbe Weser që shkaktuan trazira

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA