Doktori amerikan dënohet për vrasjen e bashkëshortes pasi pretendoi se ‘ra nga shkallët’

20/12/2023 18:26

Një doktor fertiliteti në Kaliforni që prej vitesh pretendonte se gruaja e tij vdiq aksidentalisht pasi ra nga shkallët, është shpallur fajtor për vrasjen e qëllimshme të saj.

58 vjeçari Eric Scott Sills u shpall fajtor dje për mbytjen e gruas së tij 45 vjeçare Susann Sills, dhe më pas inskenimin e një aksidenti në shkallët e shtëpisë së tyre në nëntor 2016, thanë prokurorët.

Ai përballet me një maksimum prej 15 vitesh burgim kur të jepet dënimi në mars.

“Ju u treguat aq diabolik sa jo vetëm vrarë gruan tuaj por dhe e bëtë të dukej sikur kishte rënë nga shkallët”, tha prokurori Todd Spitzer.

“Ju kishit llogaritur mirë kryerjen e krimit, dhe vratë nënën e fëmijëve të saj”, shtoi ai për dy binjakët asokohe 12 vjeçarë të çiftit.

Sills më pas kishte telefonuar numrin e emergjencës duke thënë se ishte zgjuar dhe kishte gjetur trupin e gruas së tij të 10 viteve “të rrëzuar nga shkallët”.

Dy vjet më vonë ai u arrestua për vrasjen pasi mjekësia ligjore konfirmoi se ajo kishte vdekur në fakt nga mbytja dhe jo nga rrëzimi.

Çifti Sillses ishin martuar prej 10 vitesh dhe punonin të dy në një klinikë fertiliteti në Carlsbad. Ata kishin një djalë e një vajzë binjakë

Motivi i vrasjes tragjike mbetet ende mister por prokurorët thanë në gjyq se çifti kishin probleme martesore dhe se Susann i kishte shkruar bashkëshortit se “kërkonte të ndahej”.

“A ishte ajo e zhgënjyer, e mërzitur, apo besonte se ai mund ta vrasë,” i tha jurisë prokurorja Jennifer Walker. “Në mesazhet e tekstit ajo i shkruan, ‘A e shikon që je duke më vrarë?’”

Ndërsa avokati i mbrojtjes Jack Earley, argumenton se Susann Sills kishte pirë qetësues dhe nuk ishte ushqyer, çka e ka bërë atë të disorientuar aq sa për t’u rrëzuar nga shkallët.//fotot: NewYorkPost//

Vendimi i dënimit do të jepet në mars.

FOTO GALERI
2/5
Viktima 45 vjeçare Susann Sills

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA