
23/02 22:38
Thomas Muller ka rinovuar kontratën me Bayern Munich deri në vitin 2025. Njoftimi është bërë këtë të martë pasdite nga klubi gjerman.
“Jam i lumtur që rrugëtimi im me Bayernin vazhdon. Dua të luaj rolin tim, që të vazhdojmë të jemi të suksesshëm, si skuadër ashtu edhe si klub.
Është e rëndësishme për mua të jem gur themeli dhe të ndihmoj ekipin që të ecë në drejtimin e duhur. Dua të emocionoj tifozët tanë me gola, duke ndihmuar edhe me krijimin e golave, me dashurinë time për lojën dhe me pasionin tim për futbollin. Shpresoj që të fitojmë shumë tituj të tjerë”, tha sulmuesi pas nënshkrimit të rinovimit.
Top Channel