Ndërkohë që Prokuroria e Elbasanit po heton në pistën e vrasjes më pagesë, Sokol Mjaçaj ka deklaruar se me viktimën ka pasur konflikte.
Sipas tij, Arben Lleshi nuk e ka pranuar në sektorin e tij, ndaj konflikti mes tyre ka degraduar në vrasje. Por sipas prokurorisë, dëshmia e tij është alibi dhe pista kryesore mbetet vrasja me pagesë.
Për armën, ai ka deklaruar se e ka marrë rreth 20 ditë më parë nga hyrja, pra në rrugë tokësore.
Për ngjarjen e rëndë policia ka shoqëruar 13 persona, mes tyre edhe drejtorin e burgut. Gardianë dhe civilë dyshohet se bashkëpunuan me Sokol Mjaçajn për futjen e armës në ambientet e burgut.
Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”, qëlloi dje me armë zjarri ndaj të burgosurve Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi Lleshi. Ky i fundit nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa Shaqja është jashtë rrezikut për jetën.
I dënuari për vrasjen e dy të turistëve çekë mbajti peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë, të cilët u liruan pas disa orësh me ndërhyrjen e forcave të shumta policore dhe RENEA, që kanë vënë nën kontroll situatën.
Top Channel