Presidenti kundërshton rregullat mbrojtëse për inteligjencën artificiale, Trump: Mos kini frikë nga AI

15/09/2026 15:11

Donald Trump i cilësoi një mashtrim shqetësimet që po rrethojnë e Inteligjencës Artificiale si një “mashtrim”, duke kundërshtuar thirrjet për vendosjen e më shumë rregullave mbrojtëse ndaj kësaj teknologjie që po zhvillohet me ritme shumë të shpejta.

Deklaratat e tij erdhën pasi Jack Clark, bashkëthemelues i kompanisë Anthropic, i tha për BBC se industria e AI-t mund të duhet t`i imponohet vendosja e detyruar e një “kill switch”-i,  apo një mekanizëm që do të mundësonte fikjen e plotë të një sistemi të Inteligjencës Artificlae nëse ai bëhet tepër i rrezikshëm.

Clark sugjeroi gjithashtu që ky mekanizëm të mund të kontrollohej nga një palë e pavarur.

Shqetësimet mbi rreziqet që mund të paraqesë AI për njerëzimin po shfaqen nga një numër në rritje drejtuesish dhe punonjësish të kompanive të mëdha të teknologjisë.

Këto paralajmërime kanë ndikuar edhe në tregjet financiare, duke shkaktuar rënie të aksioneve të disa kompanive teknologjike, pasi investitorët shqetësohen se rregullat më të forta mund të ngadalësojnë zhvillimin e industrisë së AI-së.

Trump, në postimet e tij në rrjetet sociale, i krahasoi paralajmërimet për AI me atë që ai e quan “mashtrimi i ngrohjes globale”.

Ai e përshkroi veten si një “Hoax Buster”, apo “zbulues i mashtrimeve”, dhe tha se e vetmja “mbrojtje” që i nevojitet AI-së është një president i fortë dhe i zgjuar.

Më herët, Trump kishte paralajmëruar se ekziston një “komplot i sëmurë” kundër AI-së dhe qendrave të të dhënave, dhe teksa shprehu shqetësimin se nga kjo gjë përfiton Kina, insistoi se vendi që fiton garën e Inteligjencës Artificiale, do të ketë një avantazh të madh global.

Top Channel