“Do të vras po tregove”/ Rrëfimi tronditës i 34-vjeçares nga Roskoveci: Daja i deputetes Zegjine Çaushi më rrëmbeu dhe përdhunoi, më premtoi punë se njihte shefat
Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, Zlatko Kramariç, nga Pogradeci ka komentuar protestat e fundit në vend, duke i cilësuar ato si një të drejtë të qytetarëve për të shprehur shqetësimet e tyre.
Ai i ka përcjellë një mesazh edhe qeverisë, duke theksuar se çdo qeveri duhet të dëgjojë dhe të marrë parasysh mesazhet që vijnë nga qytetarët.
Gjatë takimit me të rinjtë, ambasadori foli gjithashtu për procesin e integrimit europian, reformat që duhet të ndërmarrë Shqipëria dhe rolin e gjeneratës së re në përfundimin e tranzicionit shqiptar.
Kramariç komentoi edhe procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe çështjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Gjenerata e re do t’i japë fund tranzicionit shqiptar: Arsyeja e këtij takimi është një projekt që zhvillohet ndërmjet ambasadës së Kroacisë dhe Këshillit të Studentëve të Shqipërisë.
Ne duam të prezantojmë procesin e Kroacisë në hapat para hyrjes në BE dhe përgatitjen për të.
Fokusi ka qenë përgatitja e gjeneratës së re dhe, sipas mendimit tim, gjenerata e re do të jenë ata që do t’i japin fund tranzicionit shqiptar.
Ne diskutuam problemet dhe benefitet që ka ky proces dhe Pogradeci është një nga qytetet ku ky projekt është realizuar.
Kemi qenë në disa qytete të vendit dhe nesër do shkojmë në Shkodër.
Unë shikoj që të rinjtë e Shqipërisë janë shumë të edukuar, arsimuar dhe janë gati për të marrë përgjegjësi në drejtim të ekonomisë, politikës.
Qëllimi nuk është të bëjmë rolin e pedagogut, por të shpërndajmë eksperiencën tonë në këtë proces.
Atë që mund ta them me siguri është se në asnjë vend të Europës nuk ka mbi 95% mbështetje siç ka në Shqipëri dhe gjithë kjo mbështetje nuk duhet t’u ikë nga dora politikanëve tuaj.
Pyetjes që lidhet me protestat në Shqipëri, ambasadori i përgjigjet: Protesta është një e drejtë e qytetarëve, aty nuk është diskutimi kanë apo nuk kanë të drejtë, por qytetarët duhet të jenë të lirë të shprehin nevojat dhe dëshirat e tyre.
Ky është një mesazh për qeverinë.
Çdo qeveri duhet të marrë mesazhin që i shkon në aspektin politik.
Kjo është edhe për të parë edhe se sa sensitivë janë njerëzit në Shqipëri, në aspektin ekologjik, në aspektin e qeverisjes dhe institucione të ndryshme.
Pyetjes sa i përket reformave se ku duhet të përqendrohet Shqipëria, ambasadori përgjigjet: Është ajo që kam diskutuar edhe me të rinjtë, që reformat nuk duhet të shikohen si tip gjobash, pra nuk duhet të shikohen si e kërkon Brukseli dhe duhet bërë, sepse mbi të gjitha janë qytetarët që jetojnë në këtë vend.
Ndonjëherë ka nevojë dhe për kompromise, marrëveshje.
Ndonjëherë të ndryshojë edhe ligji që të gjithë të ndihen të përfshirë, ligji nuk duhet të bëhet selektiv vetëm për një pjesë të qytetarëve.
Është fjala që për dikë lejohet dhe për dikë nuk lejohet.
Në këtë kontekst, këto reforma, procesi që kryhet nga BE, janë në dobi të qytetarëve shqiptarë.
Sa i përket pyetjes për procesin gjyqësor të krerëve të UÇK-së, ambasadori përgjigjet: Unë kam qenë ambasadori i parë i Kroacisë në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë. Kur kam qenë në këtë detyrë, Thaçi ka qenë kryeministër.
Jam njohur me të, mund të themi që vendimi i gjykatës duhet të pranohet edhe pse mund të jetë i dhimbshëm.
Pra, duhet të shohim të dyja anët.
Nga njëra anë çështja Thaçi dhe nga ana tjetër çështja e Kosovës.
Për shkak të imazhit të shtetit të Kosovës, nuk është mirë që Thaçi të dënohet.
Sido që të jetë, vendimi nuk është përgjegjësi e Kosovës.
Shpresoj që procesi mos ketë qenë politik, por i drejtë”.
Top Channel