“Arena e Demave” kështjellë e pamposhtur, Partizani në pritje të merkatos

15/12/2023 13:23

Partizani po e vuan mungesën e fitores në javët e fundit, teksa ka marrë 5 barazime radhazi. Por, në anën tjetër, kampionët në fuqi ndodhen në një pozitë komode në vendin e dytë, me tri pikë diferencë me Egnatian kryesuese.

“Demat” e kanë shprehur që në fillim se duan të ruajnë statusin e kampionit dhe të marrin përsëri trofeun. Ndërkohë që në fushë kanë dëshmuar se kanë potencial për ta realizuar objektivin.

“Arena e Demave” është kthyer në një fortesë për Partizanin, teksa këtë edicion të kuqtë nuk kanë pësuar asnjë humbje në ndeshjet e tyre si pritës. Duke përfshirë këtu dhe ndeshjen me Tiranën që e luajt në Arenën Kombëtare në fazën e parë.

Duke përjashtuar Kukësin që i ka realizuar tre gola në shtëpi, skuadrat e tjera e kanë patur të vështirë për të realizuar më shumë se një gol ndaj skuadrës kryeqytetase.

Dëmtimet kanë qenë problemi kryesor i Partizanit, që pret me padurim merkaton e dimrit për të afruar disa lojtarë. Në mënyrë që skuadra të kompletohet.

Reparti i mbrojtjes ka më tepër nevojë për ndërhyrje, pasi dëmtimet e Prekës, Bytyçit dhe Koçijanit e kanë vënë në vështirësi stafin teknik të 17 herë kampionëve të Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA