![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/67aa5f7aab8fe_sd-800x450.jpg)
10/02 22:50
Manchester United është duke kaluar në një moment krize, ndërsa tashmë po qarkullojnë lajme se me shumë mundësi trajnerin Erik ten Hag do të largohet shumë shpejt.
Pronari i klubit të “Djajve të Kuq”, Jim Ratcliffe po mendon për pasuesin e holandezit dhe i pari në listën e dëshirave është ishi i Chelsea-t.
Sipas medieve britanike, Ratcliffe ka identifikuar Graham Potter si trajnerin e ardhshëm të Manchester United, i cili është pa skuadër që nga muaji prilll.
Mbetet për t’u kuptuar se kur do të jetë koha e ndryshimit në stol, gjë e cila mund të ndodhë edhe në fund të sezonit aktual./ Super Sport
Top Channel