Momente nga prapaskenat e xhirimeve të këngës së fundvitit të Top Medias zbulojnë detaje nga koncepti i realizimit të klipit.
Tashmë është traditë e Top Media që në çdo fundvit të përzgjedhë një këngë shqip dhe të dërgojë urimet e saj në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve.
E kthyer në himn, “Mora fjalë”, udhëtoi bashkë me kamerën e Top Channel në qytete si Prizreni, Prekazi, Prishtina, Shkupi, Durrësi, Berati, Shkodra, Lezha, Ulqini, Fieri, Vlora, Kukësi, Bulqiza, Elbasani, Korça, Gjirokastra dhe Tirana, të cilat do të jenë pjesë e këngës.
As temperaturat e ulëta, dëbora dhe shiu nuk e kanë ndërprerë punën e palodhur prej ditësh të stafit realizues të klipit të këngës së fundvitit.
Veshjet kuq e zi, kostumet tradicionale të disa prej zonave nga veriu në jug dhe kudo ku ka shqiptarë janë disa detaje që zbulohen nga parapaskenat e realizimit të këngës së Top Media-s.
Ndryshe nga vitet e shkuara, mbarëshqiptaria do të jenë pjesë e videos, e cila do të publikohet më 24 dhjetor në orën 20:00.
Stafi Realizues:
Ledja Liku – Producente Ekzekutive
Redi Treni- Regjisor
Alban Male- Drejtues muzikor
Rezart Gurashi – Dr. i Fotografisë
Elis Kruja – Kameraman
Shkurte Fejza – Këngëtare
Montazhi & Grafikat – Ilir ….VGA studio
Lahutë: Pjetër Matusha
Kompozitor i Këngës: Naim Gjoshi
Montazhi dhe Grafikat: Ilir Omeri.
Top Channel