Pas Drake edhe reperi i njohur Kayne West duket se ka veshur një me simbolin e flamurit shqiptar, shqiponjën dy krenare. 

Drake në videoklipin e këngës së tij më të fundit, “Polar Opposites”, që është pjesë e albumit të tij të fundit “For All the Dogs”, u shfaq me një xhaketë me flamurin shqiptar, ndërsa edhe në tekst përmendi Prishtinën, me tensionin atje që po rritet .

Xhaketa ishte e kuqe me shqiponjën e zezë, “look” të cilin e kishin veshur edhe burrat e tjerë, shqiptarë, në videoklip. Thuhet se ai ia dedikoi këngën një vajze shqiptare me ermin Mariana, duke i shprehur se i ka thyer besimin.

Nga ana tjetër Kanye West, ose ndryshe “Ye”, në dy paraqitje të ndryshme, shihet njëherë i veshur i gjithi me të zeza dhe shqiponjën e bardhë, me shkrimin “Vultures”(shkaba), që është edhe titulli i këngës së tij të re, ndërsa në “look”-un e dytë është i veshur me të bardha dhe shqiponjën e madhe të zezë në kurriz dhe në kraharor.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DONDA TIMES (@dondatimes)

Sipas HipHopDX, ky veprim i reperit është një diss për Drake.

Kanye West është parë duke veshur një logo të shqiponjës me dy koka vetëm një javë pasi Drake kishte veshur një dizajn të ngjashëm në videoklipin e tij më të fundit muzikor, shkruan media.

E quajtur “Vultures”, që është edhe titulli i këngës së tij më të fundit, kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme me një xhaketë që Drizzy kishte veshur në paketën e tij vizuale për “Polar Opposites” ku shfaqej shqiponja dykrenore nga flamuri shqiptar.

Por gjithashtu, sipas medias, emblema mund të interpretohet edhe si një ndryshim i stemës gjermane, e cila është përdorur nga Gjermania naziste deri në vitin 1935.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA