Nikaraguasit celebrojnë Virgjëreshën Mari, si në vend dhe në Kosta Rikën fqinje

09/12/2023 19:34

Si në vendin e tyre ashtu dhe në emigracion në Costa Rica-n fqinje apo Evropë, besimtarët nikaraguas dolën mbrëmë në rrugë me qirinj dekorime e fishekzjarre për të kënduar për Virgjëreshën Mari.

Ata organizuan grumbullimet rreth altarëve në shtëpitë e tyre ose në parking-e, ku me pije, ëmbëlsira e vargje bënë celebrimin më të madh katolik në vend.

Zhvillimi vjen mes tensioneve të presidentit nikaraguas Daniel Ortega me kishën katolike në vend, shkruan rrjeti AFP.

Celebrimi njohur si “La Gritería” u shënua nga vendasit si në hyrjen e katedrales së Managua, në kishat e San José, në Madrid apo Miami.

Celebrimet e 8 dhjetorit të “Konceptimit të Marisë” kryeshenjtores së Nikaraguas, u ndjenë dhe në Costa Rica-n fqinje, në Spanjë e në Shtetet e Bashkuara, ku nikaraguasit kanë emigruar ose janë larguar.

Si pjesë e traditës së shekullit të 19-të, priftërinjtë ecin mes lagjeve të banuara, tringëllojnë zilet e tyre, ndezin fishekzjarrë dhe ndajnë ushqime tradicionale, pije e ëmbëlsira.

Marrdhënia mes shtetit dhe kishës është tensionuar së fundmi pas disa javësh protesta dhe konfrontimeve vrasëse mes mbështetësve e kundërshtarëve të qeverisë.

Qeveria vetëm këtë vit ka ndaluar hyrjen në vend të 151 priftërinjve e 76 murgeshave, sipas opozitarëve në emigracion që denoncojnë persekutimin e kishës nga autoritetet në vend.

“Kisha është një institucion që ka mbështetur rezistencën dhe ka ngritur zërin në Nicaragua”, tha prifti Carlos Jiménez, në periferi të kryeqytetit të Costa Rica, ku gjithashtu u celebrua “La Gritería”.

Një nga rastet më të njohura të abuzimit ishte dënimi i peshkopit Rolando Álvarez, me 26 vjet burg në fillim të vitit, i cili pati mundësinë të largohej nga vendi por preferoi burgun.

“Ai donte të qëndronte në shenjë proteste për të dënuar abuzimet”, shton Jiménez.

FOTO GALERI
8/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA