Eni Shehu, konkurrent i “Dancing With the Stars”, në provat ditore tha dy fjalë për jurinë, më konkretisht për Oltën dhe Ilirin.

Javën e fundit, moderatori mori pikë mjaft të mira nga juria, me gjithsej 39 pikë, pra të gjithë anëtarët e vlerësuan me 10 performancën e tij, përveç Ilirit, me 9 pikë.

Për këtë të fundit Eni tha se për të është një 10, pasi Ilir Shaqiri “kursehet” pak me notat. Për Oltën ai gjithashtu tha se është penduar për debatin që kanë pasur, ndërsa e komplimentoi për profesionalizmin që ruajti, sipas tij.

“Po mendoja për 9-të e Ilirit dhe është thuajse 10 për mua. Edhe për Oltën nuk e mendoja që do më vinte 10, mendova që do ishte mërzitur, do i kishte ngelur hatri. U tregua shumë profesioniste. Jam penduar për ato që i kam thënë”, u shpreh Eni.

Të njëjtin mendim ndau edhe partnerja e tij balerinë, Odeta. Çifti këtë javë do të vijnë me një cha cha, ndërsa fjala “ra” për padjeshkat.

“Ata nuk po vlerësojnë më padjeshkat kjo është mëse e qartë”, tha moderatori.

“Ti e ke treguar veten edhe në padjeshka. Nuk është se është një qëllim në vetvete por performanca  pa padjeshka nuk shkon. Jemi në një show dhe duhet të kemi edhe lëvizje spektakulare, kështu që nuk besoj se do mundojë një padjeshkë por duhet të jetë shumë specifike”, u shpreh Odeta.

Eni e pranoi komentin e balerinës, duke shtuar se padjeshka duhet të jetë më pikante.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA