Gruaja e aktorit amerikan vdes papritur në moshën 51 vjeçare pas betejës me anoreksinë

08/12/2023 17:12

Keisha Nash Whitaker, ish-gruaja e aktorit Forest Whitaker, ka vdekur në moshën 51 vjeçare, pas një beteje të gjatë me anoreksinë, njoftonte bija e saj True Whitaker.

25 vjeçarja konfirmonte lajmin në rrjetet sociale duke e quajtur nënën e saj “gruaja më e bukur në botë’, por nuk jepte detaje mbi shkakun e vdekjes.

Burimet thonin për rrjetin DailyMail.com se Nash-Whitaker kishte vdekur kësaj jave pasi kishte qenë disa herë në spital për probleme me zorrët, pasi prej disa vitesh luftonte me gjendjen e anoreksisë.

Forrest raportohet se kishte qëndruar pranë ish-gruas së tij Keisha gjatë kohës së vështirë, me të cilën ishin ndarë në 2018.

62 vjeçari Whitaker ishte martuar me Nash-Whitaker në vitin 1996 dhe kanë dy bija së bashku Sonnet, 27 vjeçe dhe True, 25.

“Ata ksihin mbetur miq dhe divorci ishte miqësor. Whitaker thoshte se gruaja e tij ishte e dashur miqësore dhe me humor, si dhe nënë e mirë për fëmijët e tyre, prandaj dhe kishin mbetur miq”, tha një i njohur e familjes për mediat, shkruan Daily Mail.

Në postimin emocional të bijës True shkruhej: “Lamtumirë mami. Do të të dua përgjithmonë. Falemnderit që më mësove gjithçka di. Do të të shoh në ëndërr dhe do të të ndjej në zemër”.

Gruaja e Whitaker ishte përfolur më media prej vitesh për figurën e saj të dobësuar, sidomos në ceremoninë e çmimeve  Independent Spirit Awards në 2014.

Rrjeti RadarOnline.com, shkruan se Keisha kishte humbur rreth 14 kg dy vitet e fundit dhe kjo ishte diçka e rëndë për moshën e saj.

Përveç dy vajzave me Forest ajo kishte dhe bijën Autumn nga një marrëdhënie e mëparshme dhe djalin Ocean nga një tjetër lidhje.

Çifti ishin njohur në vitin 1994 duke xhiruar filmin ‘Blown Away’.

Dietologu Dr. Fred Pescatore tha për rrjetin Radar: “Një rënie e tillë në peshë sjell probleme me zemrën dhe kockat. Kjo dëmton gjithashtu metabolizmin dhe vështirëson ruajtjen e formës përveç se duke mos ngrënë faqe ose duke marrë tableta”.

Përveç se modele dhe aktore Keisha kishte një linjë veshjesh që menaxhonte me dy vajzat e saj. Por 2-3 vitet e fundit ajo kishte nisur të bëhej gjithnjë e më e dobët fizikisht dhe kishte punësuar shofer personal për të dalë ose vizituar miqtë.

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA