Foto Ilustruese

Një 62-vjeçar është vënë në pranga për kontrabandim të bagëtive nga Maqedonia e Veriut, në vendin tonë.

62-vjeçari I.A nga Prrenjasi u kap në fshatin Rrajcë, duke drejtuar një automjet tip “Mitsubishi”, ku mbante dy bagëti të trasha (viça) të dyshuara të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën gjashtë bagëti të tjera që dyshohet se janë marrë në të njëjtën mënyrë, duke qenë se ishin të pamatrikulluara konfrom rregullave përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA