Një çift i martuar tentuan për katër vite resht për të sjellë një fëmijë në jetë, por kjo nuk ishte e mundur, pasi kryenin marrëdhënie seksuale në mënyrë të gabuar.
Dyshja që nuk dihet emri, por janë të moshës 26 dhe 24 vjeç, kërkuan këshilla profesionale, pavarësisht se kishin marrëdhënie të rregullta. Pas vizitës, mjekët zbuluan se gruaja ishte e virgjër. Gjatë konsultës me mjekun, gruaja tha se ka pasur dhimbje gjatë marrëdhenieve seksuale çdo herë.
Obstetrja Liu Hongmei tha: Çifti ishte shumë i ri, burri 26 vjeç dhe gruaja 24 vjeç. Ata ishin shumë të shëndetshëm, por, pavarësisht se ishin të martuar për katër vjet, nuk mundën të sillnin në jetë një fëmijë. Familja e tyre po i bënte shumë presion.
Fillimisht simptomat e gruas e bënë doktor Liu të besonte se ajo mund të kishte pasur një lloj sëmundje gjinekologjike. Por Liu tha se ishte tronditur kur gjatë ekzaminimit zbuloi se gruaja ishte e virgjër.
Mjekja mësoi se çifti kishte kryer gabimisht seks anal për katër vjet, duke rezultuar në dështimin e tyre për të mbetur shtatzënë. Doktoresha Liu thuhet se i dorëzoi çiftit, nga qyteti Bijie në provincën jugperëndimore Guizhou të Kinës, një manual për edukimin seksual.
Ajo gjithashtu u dha atyre “udhëzime” përpara se të dërgoheshin në shtëpi. Këshilla dukej se funksionoi, pasi lajmi për shtatzëninë e bashkëshortes mbërriti vetëm disa muaj më vonë. Liu tha: Katër vjet martesë dhe as burri e as gruaja nuk dinin si të mbeteshin shtatzënë. Çiftet me mungesë kaq të madhe të njohurive të përgjithshme janë shumë të rralla.
Top Channel