Dita e personave me aftësi të kufizuar/ Begaj: Të shtojmë përpjekjet për të hequr pengesat ndaj tyre

03/12/2023 08:53

3 dhjetori është caktuar si Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Në një mesazh të shpërndarë në këtë ditë, presidenti i Republikës, Bajram Begaj, thekson nevojën e përmbushjes së objektivave për zhvillim të qëndrueshëm në mbështetje të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Ai apelon për mbrojten e tyre tyre përballë vështirësive si edhe për zbatim dhe respektim të të dejtave që i kanë të garantuara me ligj.

“Sot në Ditën e Personave me Aftësi të Kufizuara, le t’i shtojmë përpjekjet për të hequr pengesat me të cilat përballen ata, në veçanti fëmijët.

Të zbatohen dhe respektohen të drejtat e tyre të garantuara me ligj, për më tepër përfshirje, punësim dhe mbrojtje sociale!

Të bëhemi bashkë në jetësimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm që gjithkush të ndihet i vlerësuar e të ketë një jetë dinjitoze”, shprehet Presidenti Begaj në profilin e tij zyrtar në “Facebook”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA