Lajm i mirë nga Roma, Kumbulla rekuperohet më shpejt seç pritej dhe bashkohet me grupin në stërvitje

02/12/2023 09:07

Skuadra e Roma-s, pas kthimit në kryeqytet pas ndeshjes në Europa League ndaj Servette, ka nisur të premten menjëherë me stërvitjen.

Sipas raportimeve të medieve italiane, në këtë seancë stërvitore ka marrë pjesë edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Marash Kumbulla.

Kumbulla duket se është rikuperuar nga dëmtimi i ligamentit dhe është gati për rikthimin e madh më shpejt seç pritej./SuperSport

Top Channel