Çmimet FIFA “The Best”/ Sylvinho e Gjimshiti në një mendje për fituesin, por ndahen për të dytin dhe të tretin
Shqipëria mbylli muajin nëntor me dy ndeshje, ato ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, sfida të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Kuqezinjtë morën dy barazime në këto përballje duke arritur objektivin për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian që zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani, madje duke u renditur si të parët në Grupin E duke lënë pas Çekinë.
Megjithatë, kualifikimi i arritur nëpërmjet dy barazimeve ka ndikuar në pozitat e kombëtares sa i takon klasifikimit në FIFA. Të besuarit e Sylvinhos kanë humbur tre pozicione për muajin nëntor dhe nga hera e fundit që renditeshin në vendin e 59-të, tashmë mbajnë vendin e 62.

Nga ana tjetër, ajo që përfiton plot katër pozicione është Kosova. Dardanët në nëntor fituan me Izraelin, barazuan me Zvicrën dhe humbën me Bjellorusinë. Kështu, Kosova nga vendi i 105, tashmë ka kaluar në vendin e 101.

Ndërkohë, nuk ndryshon klasifikimi sa i takon kryesuesve të listës teksa vendi i parë mbetet pronë e Argjentinës që ndiqet nga Franca dhe Anglia. Në dhjetëshen e parë renditen edhe Belgjika, Brazili, Holanda, Portugalia, Spanja, Italia dhe Kroacia./SuperSport
Top Channel