Katedralja e pabesueshme e Malaga, një xhevahir i botës së vjetër që mahnit studiuesit e arkitekturës e historisë

30/11/2023 21:48

Madhështia dhe saktësia e pabesueshme inxhinierike e katedrales së Malaga ka bërë që studiuesit të japin teori të shumta për kohën apo stilin e saj të vërtetë.

Por të gjithë duket se ranë dakord që sipërfaqet, detajet e shkëlqyera dhe kupolat mbi 30 metra të larta, u vendos të ndërtohen pas fitores së forcave katolike evropiane ndaj pushtuesve arabë të Spanjës, rreth vitit 1500.

Katedralja ka vetëm një kullë prandaj është quajtur “La Manquita”, që pak a shumë interpretohet si “një grua luftëtare”.

Më shumë se 200 vjet thuhet se është kërkuar për ndërtimin e saj, ndërsa mungesa e njërës prej kullave justifikohet me mbarimin e fondeve, teksa sipas zyrtarëve, paratë duhet të drejtoheshin për në ‘Luftën Amerikane të Pavarësisë’ përtej oqeanit.

Prej kohës së gjatë që kërkoi ndërtimi, zyrtarët thonë se stile të ndryshme punimi dallohen në të, kryesisht një përzierje e stilit gotik me atë barok.

Kulla e saj e vetme është ajo veriore, 84 meta e lartë, që e bën katedralen e Málaga të dytën më të lartë në rajonin e Andalusisë.

Ambjentet e saj të brendshme janë të magjishme ashtu si të gjithë strukturave të lashta gjigante në të gjithë Evropën, ndërsa vizitorët mund të shijojnë dhe çatinë e saj me kupolat e vogla të njohura si “Las Cubiertas”. Prej aty mund të shihen pamje panoramike të fortesës Alcazaba dhe të kështjellës Gibralfaro. Zyrtarët shtojnë se për t’u ngjitur në çati duhet të merren 200 shkallë spitale të ngushta, që nuk bëjnë mirë për klaustrofobikët.

FOTO GALERI
2/7
Prej kohës së gjatë që kërkoi ndërtimi, zyrtarët thonë se stile të ndryshme punimi dallohen në të

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA