Një grua është gjetur e vrarë në një makinë në Prishtinë.

Policia e Kosovës mori njoftim për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi”  të mërkurën rreth orës 20:20, tha zëdhënësja për rajonin e Prishtinës e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, për Radion Evropa e Lirë.

“Policia si dhe mjekët emergjentë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha ajo.

Sipas mediave kosovare, viktima ishte gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli. Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, sipas Sinjalit. Pasi grabitësit i morën sendet me vlerë, dyshohet se kanë qëlluar me armë, duke lënë të vdekur në vend 33-vjeçaren.

Identiteti i viktimës nuk është konfirmuar ende nga policia, ndërkohë që pritet hetim nga Prokuroria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA