Nëna e dy fëmijëve thotë se kolegët talleshin me të kur tentonte të binte në peshë, por tani i luten për këshilla

29/11/2023 15:57

Një nënë e dy fëmijëve tregon se qante kur kolegët talleshin me formën e trupit të saj, por pas regjimit rigoroz të stërvitjes së kujdesit të ushqimit, ata i luten për ndihmë.

Teksa peshonte më shumë se 90 kg në formën e saj më të rëndë, nëna e vetme që në rrjetet sociale mban emrin Andrea BoldBody, arriti të humbasë rreth 40 kg pas marrjes së vendimit për dobësimin.

Gruaja kishte pasur gjithmonë probleme me peshën e saj që prej lindjes së fëmijës së dytë, e gjithashtu probleme mjekësore si infeksione në vezore apo tiroide, që e bënin më të vështirë ruajtjen e regjimit.

Por e vendosur për të ndryshuar stilin e saj të jetesës, 37-vjeçarja nënë e dy djemve me moshë 12 e 17, vendosi se nuk kishte më kohë për të neglizhuar.

“Është shumë domethënëse të jem në formë më të mirë tani sesa kur isha 17 vjeçe në shkollë të mesme,” thotë Andrea, nga Houston, Texas, SHBA, për rrjetin NeedToKnow.co.uk.

“Kur nisa rrugëtimin tim të humbjes në peshë isha duke kaluar përmes divorcit, por kjo nuk duket se më pengoi.

“Nuk ishte e lehtë, veçanërisht pas diagnozave me infeksionet disa vite më parë, të cilat më shkaktuan rënie të flokëve, akne dhe probleme të tjera.

“Gjithmonë më ishte dukur vetja e lezetshme, edhe pse e shëndoshë, por kur peshorja shënoi 95 kg vendosa se nuk ka kthim prapa”, thotë gruaja.

“Në fotot e mia fshihesha prapa fëmijëve pasi më vinte turp nga trupi im. Një nga arsyet ishte dhe një punë zyre që nisa në të cilën nuk kishte fare mundësi të lëvizje nga karrigia”.

Andrea thotë se kolegët talleshin me të në mënyra mizore, madje dhe kur nisi të humbiste peshë thonin se “nuk ka asnjë ndryshim”.

“Rrugëtimi i dobësimit ishte i mrekullueshëm si nga ana e jashtme dhe e brendshme, duke më dhënë vetëbesimin për atë që mund të arrij”.

Ajo thotë se duhet të hiqte dorë nga alkooli, kafja, drithërat e shumta apo ushqimet me prezervues kimikë, dhe limitoi sheqerin në 50g në ditë.

“Të jesh nënë e vetme me dy djem dhe të punosh me kohë të plotë nuk është e lehtë, por unë i dhashë prioritet stërvitjes dhe përgatitjes së gatimeve të pastra e të shëndetshme pa nxjerrë justifikime, dhe kjo solli rezultate të pabesueshme”.

“Shpresoj që historia ime personale të funksionojë si një burim nxitjeje për të gjithë ata me histori të ngjashme”.

“Publikimi i eksperiencës time, si i vështirësive dhe i sukseseve, është një mënyrë për të nxitur besimin se i kemi të gjitha aftësitë për të kaluar pengesat”, shton gruaja.

FOTO GALERI
2/5
Andrea ne diten e apre te nisjes se regjimit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA