A është kjo një fotografi që pasqyron bukurinë e botës së egër apo një tregues i pasojave shkatërruese të njeriut në mjedis?

Përgjigjen mendojeni vetë, por adhuruesit e fotografisë së kafshëve të egra në mbarë botën po e votojnë për Çmimin e Zgjedhjes së Popullit për Fotografin e Jetës së Egër të Vitit .

Konkursi prestigjioz ka një seksion të hapur për publikun, me mundësinë për të votuar nga një përzgjedhje prej 25 imazhesh të jashtëzakonshme.

Këto janë zgjedhur nga Muzeu i Historisë Natyrore në Londër dhe një panel ndërkombëtar gjykues. Ata e ngushtuan fushën nga një numër i madh 49.957 fotosh, të dërguara nga 95 vende të ndryshme.

Publiku tani mund të votojë të preferuarit e tij në internet, duke zgjedhur mes lepujve që puthen, ariut polar që fle mbi një ajsberg dhe një ariu të thinjur në një liqen. Në një tjetër foto duket një pinguin Adélie që i afrohet një pinguini perandorit dhe zogut të tij. Në një tjetër fotografi, duket një dhelpër që ushqehet në një kosh plehrash në Londër dhe një elefant që ecën nëpër një grumbull plehrash.

Votimi është i hapur online deri më 31 janar. Fituesi dhe katër fotot më të mira do të shpallen në shkurt dhe do të shfaqen në internet, si dhe në ekspozitën personale në Muzeun e Historisë Natyrore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA