24/11 20:58
Në 111 vjetorin e Pavarësisë edhe këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha ka uruar Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ylli në një postim në “InstaStory” ka publikuar pamje nga festa e bashkatdhetarëve në Amerikë, të cilët dolën rrugëve të qyteteve duke bërë parada me flamurin kuq e zi.
“Urime 28 nëntori”, ka shkruar Bebe, me videon nën tingujt e këngës “Mora fjalë” të interpretuar nga këngëtarja Shkurte Fejza.
Edhe dy yjet e tjera të muzikës ndërkombëtare Dua Lipa dhe Rita Ora, por edhe artistët shqiptar kanë uruar në rrjetet e tyre sociale festën e pavarësisë.
Kjo e fundit ishte në Kosovë, në një darkë të organizuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me bashkëshortin e saj Taika Waititi.
Top Channel