Piramidat Tzintzuntzan, gjurmë të epokës së mistershme Purépecha në Meksikën e sotme

27/11/2023 18:48

Në brigjet e liqenit Pátzcuaro në Meksikë, mbetjet gjigante të gurta Tzintzuntzan i bëjnë homazh kryeqytetit të civilizimit të epokës para-kolumbiane Purépecha që ekzistuan deri në shekullin 15-të, e që ashtu si shumë civilizime të tjera të avancuara janë zhdukur pa asnjë shpjegim të saktë.

Emri i kësaj popullate ‘Purépecha Ts’intsuntsani’, përkthehet në “vendi i zogjve kolibra” dhe besohet se kur u zbuluan nga spanjollët në shekullin e 16-të kishte rreth 30,000 njerëz.

Gërmimet e nisura në vitet 1930 kanë zbuluar rreth 35% të mbetjeve të qytetit të tyre, teksa arkeologët përpiqen të zbulojnë e të kuptojnë historinë e madhështinë e platformave gjigante të ndërtuara në kodrën Tahuarato me përmasa 450 me 250 metra.

Sot pesë piramida të tilla të rrumbullakta  njohura si ‘iácata’, mund të shihen në vend.

Piramidat Tzintzuntzan janë ndërtuar dhe zbukuruar me gurë dekorativë, ndërsa provat sugjerojnë se ato ishin të lyera në të kuqe.

Dy prej tyre janë rindërtuar nga arkeologët meksikanë.

Në majën e piramidave kishte struktura të drunjta ku kryheshin ceremoni të rëndësishme si varrosje e funerale.

Impjanti ka një pamje strategjike mbi liqenin Pátzcuaro dhe zotëron mbrojtje natyrale nga pushtuesit.

Nga këto struktura udhëheqësi i njohur si Curicaueri, zoti i luftës, gjuetisë e zjarrit bënte sakrifica për zotat.

Ndërsa pjesa prapa jakatave rezervohej për më të lartët e komunitetit dhe shërbëtorët e tyre.

Civilizimi i lashtë Purépecha ekzistonte brenda shtetit të zotëm meksikan Michoacán, si dhe në disa pjesë të Guanajuato e Jalisco. Ata besohet se ishin bashkëkohës me civilizimin Aztek, dhe kishin ndaluar zgjerimin e tyre në këtë rajon.

Purépecha dhe kultura e tyre e veçantë qeveriseshin nga udhëheqësi nga kryeqyteti Tzintzuntzan.

Historia e tyre është studiuar falë një teksti të lashtë me ilustrime, të shkruar në vitin 1540 nga prifti franciskan Fray Jeronimo de Acalá, pasi ata vetë thuhet se nuk kanë lënë të dhëna të shkruara.

FOTO GALERI
2/3
Impjanti ka një pamje strategjike mbi liqenin Pátzcuaro dhe zotëron mbrojtje natyrale nga pushtuesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA